Lajme
BioNTech njofton se rezultatet e para të vaksinës antikoronavirus dalin në korrik
Ndërmarrja farmaceutike gjermane “BioNTech” njoftoi sot se pret të shohë rezultatet e para nga provat e saj klinike për një vaksinë antikoronavirus në fund të qershorit ose në korrik.
“Studimet klinike mbi vullnetarë, që po kryhen në Gjermani dhe SHBA, kanë për qëllim të përcaktojnë sigurinë, efikasitetin dhe dozimin optimal të katër vaksinave të mundshme kundër koronavirusit”, tha drejtori ekzekutiv, Ugur Sahin.
“BioNTech”, në Gjermani dhe “Pfizer” me qendër në SHBA po bashkëpunojnë për të krijuar kapacitetin e prodhimit, me shpresën se miliona doza të një vaksine mund të jenë në dispozicion deri në fund të këtij viti, nëse ajo merr miratimin e nevojshëm nga enti rregullator.
Në Europë, 200 vullnetarë të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 55 janë pjesë e testimeve. Në SHBA, do të vaksinohen rreth 360 vullnetarë të shëndetshëm, fillimisht vetëm me subjekte midis moshës 18 dhe 55 vjeç, por më vonë edhe me vullnetarë të moshuar, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë... -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë -
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









