Lajme
Biletat e avionëve po shtrenjtohen: Inteligjenca artificiale vendos çmimin sipas profilit të udhëtarit
Çmimet e biletave të avionëve pritet të rriten ndjeshëm, pasi kompania amerikane Delta Air Lines ka nisur përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) për të përcaktuar çmimet në mënyrë individuale për çdo udhëtar.
Sistemi i ri analizon të dhënat personale të udhëtarëve, përfshirë të ardhurat, zakonet e shpenzimit dhe qëllimin e udhëtimit – për të llogaritur se sa është dikush i gatshëm të paguajë për një biletë. Deri në fund të vitit, 20% e biletave do të kenë çmime të personalizuara për secilin klient.
Sipas ekspertes së etikës dixhitale, Sarah Spiekermann, ky është një zhvillim shqetësues:
“Nëse dikush udhëton për arsye personale të rëndësishme, si për të takuar partnerin apo familjen, IA e identifikon këtë dhe ngre çmimin sepse dihet që ai person do ta blejë gjithsesi biletën.”
Ekspertja shton se konsumatorët nuk kanë asnjë mënyrë reale për t’u mbrojtur, pasi identifikohen përmes gjurmëve dixhitale, edhe kur përdorin mënyra të ndryshme për të shmangur ndjekjen online.
Ky model i ri çmimesh shihet si ekonomikisht i leverdishëm për kompanitë, por etikisht i padrejtë për konsumatorët, sidomos për ata me të ardhura të ulëta që udhëtojnë nga nevoja dhe jo për luks.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










