Kosova
Bildt: Kurti bën hap të mirë, tash radhën e ka Serbia
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, po e konsideron si hap të mirë vendimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të hequr pjesërisht taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.
Bildt, përmes një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ka thënë se nuk do të ishte keq që edhe Serbia të ndërmarrë tashmë hapa, sigurisht siç potencon ai në shërbim të rinisjes së dialogut.
Tutje Bildt ka ftuar Bashkimin Evropian që të jetë i gatshëm për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar.
“Një hap i mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sigurisht që nuk do të bënte keq një hap nga Serbia, për të filluar një dialog të ri. Dhe Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm të ndërhyjë dhe të ndihmojë”, ka shkruar Bildt, raporton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Përveç Bildt, mbështetje për vendimin e djeshëm të Albin Kurtit ka dhënë dhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Nga zyra e Borell kanë thënë se e mbështesin një vendim të tillë dhe presin të shohin hapat e tjerë.
Gjithashtu veprimi është mirëpritur edhe nga Italia. Ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando, ka thënë se pajtohen plotësisht me qëndrimin e BE-së, duke shtuar se shteti i tij inkurajon palët për rinisje të dialogut sa më shpejt të jetë e mundur dhe se për një gjë të tillë janë të gatshëm edhe të ndihmojnë.
Megjithatë vendimi i djeshëm i Kurtit për të larguar taksën fillimisht për produktet bazë nga Serbia nuk po i pëlqen emisarit të Donald Trump, Richard Grenell. Ai ka thënë se nuk e mbështesin një vendim të tillë, duke kërkuar heqje të plotë të taksës pa asnjë kushtëzim. Ndërkohë ka thënë se Kurti po bën një gabim të madh.
Good first step by Kosovo 🇽🇰 PM @albinkurti. It certainly wouldn’t hurt with a step by Serbia 🇷🇸 as well in order to get a new dialogue going. And 🇪🇺 must be ready to step in and help. https://t.co/9daQHenzcw
— Carl Bildt (@carlbildt) February 28, 2020
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










