Futboll
Bild: Xhaka mund të kthehet në Bundesligë
"Xhaka është i lodhur nga kritikat e ashpra që po i bëhen në Angli dhe tashmë ka vendosur të largohet nga Arsenali"
Gazeta e përditshme gjermane, Bild, ka raportuar se mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, mund të kthehet së shpejti në Bundesligë, pasi që ai tashmë i ka lajmëruar bashkëlojtarët e tij se do të largohet nga Arsenali.
Duke qenë se karriera e Xhakës në Arsenal, që filloi në vitin 2016, raportohet se ka marrë fund, pas zënkës që ai e pati me tifozët e klubit, gjatë barazimit 2:2 të Arsenalit me Crystal Palace më 27 tetor.
Xhaka iu përgjigj fishkëllimave të tifozëve gjatë kohës sa po zëvendësohej në atë ndeshje, duke i sharë tifozët dhe duke e zhveshur me forcë fanellën e Arsenalit, si dhe duke ecur drejt e në zhveshtore.
Gazeta e madhe gjermane Bild shkruan se Xhaka është i lodhur nga kritikat e ashpra që po i bëhen në Angli dhe tashmë ka vendosur të largohet nga Arsenali, gjë të cilën thuhet se ia ka bërë të ditur edhe bashkëlojtarëve në Arsenal, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











