Lajme
Bilanci i pandemisë: Mbi 1.3 milionë viktima në botë
Më shumë se 1.3 milionë njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri në gjithë botën, sipas të dhënave nga burime zyrtare të mbledhura nga AFP, përcjell Albinfo.ch.
Në total, ka të paktën 1.303.783 viktima për 53.380.442 raste të deklaruara të Covid 19, edhe pse ekspertët thonë se të dhënat zyrtare ka gjasa të përfshijnë vetëm një fraksion të numrit total të infektimeve dhe viktimave. Rastet e reja dhe numri i viktimave po rritet sërish, ndërsa një valë e dytë infektimesh ka prekur Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
Pothuajse një në pesë viktima është regjistruar në SHBA, ndërsa Brazili është vendi i dytë më i prekur në botë, i ndjekur nga India, Meksika dhe Britania e Madhe. Bota ndërkohë i është gëzuar këtë javë lajmit për një avancim të madh në kërkimet për vaksinën kundër koronavirusit, por një ekspert i OBSH-së paralajmëroi se keqinformimi dhe mosbesimi i publikut do t’i bënte vaksinat të padobishme.
SHBA raportoi më shumë se 184 mijë raste të reja koronavirusi të premten, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë, dhe 1431 viktima. Në total, SHBA ka mbi 10.7 milionë raste koronavirusi dhe 244 mijë viktima. Ndërkohë në gjithë vendin, vetëm të premten u shtruan në spital mbi 68 mijë të prekur nga koronavirusi.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











