Kosova
Bilanci i të prekurve me Covid në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shtete që kanë humbur kontrollin e menaxhimit të pandemisë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, transmeton albinfo.ch.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 138 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383.
Në Shqipëri janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton tutje albinfo.ch.
Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 5.105 dhe numri i të vdekurve në 150.
Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut sipas shifrave zyrtare të autoriteteve shëndetësore, gjatë ditës së djeshme nga gjithsej 1971 teste të kryera, janë diagnostikuar 188 pacientë të rinj, ndërsa numri i shëruar është 268. Për fat të keq, betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur edhe pesë pacientë, transmeton albinfo.ch.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 10.503 raste të Covid-19. Numri i pacientëve të shëruar është 5931, ndërsa numri i vdekjeve është 476. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vend është 4096. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












