Lajme

Bilanci ditor në Zvicër, 2604 infeksione të reja me Covid

Nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka regjistruar 2604 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 41,398. BAG gjithashtu raporton 11 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 77 persona të tjerë u shtruan në spital.