Lajme
Bilanc pozitiv i sezonit alpin
Livadhet e kultivuara në Alpet zvicerane në vitin 2023 siguruan shumë ushqim për kafshë dhe shiu erdhi me kohë. Megjithatë, mbeten sfida të mëdha, siç raporton Shoqata Zvicerane e Industrisë Alpine (SAV).
Shiu ka mundur të kompensojë rezervat e pakta ujore në pranverë dhe në këtë mënyrë të qetësojë situatën kritike që po krijohej në atë kohë në Alpe, vijon deklarata, teksa shoqata ia atribuon mungesën e rezervave ujore mungesës së reshjeve të borës në dimrin 2022/2023, shkruan Blick.
Sipas SAV, stabilizimi i motit në maj bëri të mundur edhe ngjitjen drejt Alpeve siç ishte planifikuar. Livadhet e kultivuara intensivisht në lartësi të mëdha dhe në ultësira bënë të mundur ushqimin e bollshëm të kafshëve të fermës.
Kah mesi i sezonit, ushqimi i disponueshëm në fakt e ka tejkaluar kërkesën, gjë që ka sjellë plakjen e barit dhe rrjedhimisht uljen e prodhimit të qumështit.
Ndërprerja e shkurtër e borës në fillim të muajit gusht u pasua me temperatura të larta, në mënyrë që bagëtitë të mbaheshin në fermat alpine sipas planit dhe madje edhe më gjerë.
Shoqata gjithashtu pret periudha të gjata të thata në verë, të cilat mund të kenë një ndikim negativ, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ndryshimi i klimës nuk është e vetmja vështirësi me të cilën përballen fermerët malorë.
Kërkimi i personelit të kualifikuar dhe sfidat në mbrojtjen e kafshëve të fermës për shkak të përhapjes së ujqërve janë gjithashtu të vështira.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










