Lajme
Bien të hyrat nga telefonia fikse në Kosovë
Të hyrat vjetore nga telefonia fikse në Kosovës janë: 17.3 milionë euro në vitin 2012; 20 milionë euro në vitin 2011 dhe 20 milionë euro në vitin 2010
Hyrja në trend e telefonisë mobile ka lënë mbrapa telefoninë fikse. Sipas raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për rreth 4500 është zvogëluar numri i përdoruesve të telefonisë fikse në Kosovë gjatë vitit 2012.
Bazuar në të dhënat e operatorëve, sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në Kosovë janë rreth 81,603 përdorues aktivë të shërbimeve të telefonisë fikse, që shënon një rënie në numrin e përdoruesve me afërsisht 4,411 përdorues, apo rënie prej rreth 5.1 për qind krahasuar me 2011.
Trendi i rënies së telefonisë fikse, sipas ARKEP, ka vazhduar në vijimësi, përfhirë këtu rënie prej 7.7 për qind në krahasim me vitin 2010.
Njëkohësisht norma mesatare e penetrimit të telefonisë fikse për 100 banorë gjatë vitit 2012 ka qenë rreth 4.69 për qind, nivel ky që vazhdon të jetë mjaft më i ulët se vendet e rajonit, ku sillet rreth 25 për qind, si dhe të normës së penetrimit në shtetet e BE-së që është rreth 40%, raporton “Zëri”.
Në raportin e ARKEP potencohet se tregu i telefonisë fikse në Republikën e Kosovës po zhvillohet me ritme tejet të ngadalësuara, porse dukuri e njëjtë po ngjan edhe në shtetet rajonale dhe ato evropiane gjatë viteve të fundit.
Sipas Autoritetit, Postë Telekomi i Kosovës (PTK) ka mbi 94 për qind të tregut për nga numri i përdoruesve, përkatësisht 96 për qind në bazë të të hyrave të realizuara përmes ofrimit të këtyre shërbimeve, derisa telefonia fikse IPKO, ka shënuar rënie të lehtë sa i përket numrit të përdoruesve.
IPKO aktualisht rezulton me pjesëmarrje në treg prej 6 për qind të numrit të përdoruesve, respektivisht 4 për qind për nga të hyrat.
“Kjo dukuri mund të jetë rezultat i zëvendësimit dhe trendit gjithnjë në rritje të përdorimit të telefonisë mobile në raport me telefoninë fikse. Po ashtu, ofertat me tarifa shumë të leverdishme nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të telefonisë mobile, kanë ndikuar që konsumatorët të zëvendësojnë shërbimet e telefonisë fikse me ato të telefonisë mobile”, thuhet mes tjerash në raport.
Ndërsa, nëse krahasohen të hyrat nga trafiku i telefonisë fikse në fundin e vitit 2012, në raport me atë 2011, mund të vërehet se trafiku i telefonisë fikse ka shënuar rënie të ndjeshme prej afro 13.29 për qind.
Ndryshe të hyrat vjetore nga telefonia fikse në Kosovës janë: 17.3 milionë euro në vitin 2012; 20 milionë euro në vitin 2011 dhe 20 milionë euro në vitin 2010.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










