Lajme
Bien investimet për 35 për qind
Banka e Shqipërisë raporton për rënie të dukshme të Investimeve të Huaja Direkte në gjashtëmujorin e parë. Sipas kësaj banke, sivjet IHD-të kanë rënë për 35 për qind
Investimet e Huaja Direkte (IHD) kanë rënë dukshëm në tremujorin e dytë në Shqipëri, duke shënuar kështu rënien më të madhe gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të fundit nga Banka e Republikës së Shqipërisë, investimet e huaja u tkurrën rreth 35.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit.
Sipas Bankës, në periudhën prill-qershor kompanitë e huaja investuan në ekonominë shqiptare 182.9 milionë euro, ose 100 milionë euro më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Fillimisht viti 2014, siç thuhet, nisi më mbarë për investimet e huaja. Në tre muajt e parë të këtij viti, IHD-të u rritën për 73 milionë euro në terma vjetorë krahasuar me tremujorin e parë të 2013-s. Por, rënia në tremujorin e dytë e ka përmbysur tendencën pozitive, raporton TCH.
“Përballë gjendjes së vështirë të ekonomisë dhe topitjes së investimeve nga biznesi vendas, investimet e huaja shihen si një nga burimet kryesore jo vetëm për të ushqyer rritjen ekonomike, por edhe zbutjen e papunësisë së lartë”, thuhet në një raport të Bankës Shqiptare.
Vitin e kaluar Shqipëria, siç thuhet në raport, përfitoi në total 972 milionë euro investime nga jashtë, shumica e të cilave ishin të përqëndruara kryesisht në industritë e naftës. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se rënia në tremujorin e dytë mund të ketë lidhje pikërisht me ciklin e investimeve që kanë kompanitë koncesionare të naftës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













