Zhvillim
Bien investimet e huaja në Maqedoni
58.7 milionë euro arritën investimet e huaja direkte në Maqedoni në tremujorin e parë. Të dhënat e fundit të Bankës Popullore tregojnë për një rënie prej 5.34 milionë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishte raportuar një total prej 64 milionë eurosh investime të huaja, të cilat janë minimale në kushtet e krizës politike në vend. Shumica e investimeve janë të regjistruara në muajin shkurt , 33 milionë, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit përsëri investitorët më të mëdhenj në Maqedoni kanë qenë gjermanët me investimin e rreth 9 milionë eurove. Së dyti vjen Lihtenshtajni me 7.5 milionë, e ndjekur nga Italia, Austria dhe SHBA-ja.
Vëzhguar nga sektorët, investimet më të mëdha se 15 milionë janë regjistruar në fushën e automjeteve dhe pajisjeve të tjera të transportit, ndërtimit, 12.88 milionë, ndërsa tekstili dhe ndërmjetësimi financiar arriti në 2.5 milionë.
Vitin e kaluar hynë në Maqedoni 157 milionë, ndërsa në vitin 2014 ishin 205, ndërsa në vitin 2013, 252 milionë euro.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









