Shkurt.ch
Bieli, qendra e të varfërve në Zvicër
Trendi negativ po vazhdon, 13 qytete zvicerane kanë paguar vitin e kaluar 1 për qind më shumë për përfituesit e ndihmave sociale në Zvicër.
Në shtatë qytete të Zvicrës raportohet për rritje të rasteve sociale. Bieli dhe Lozana kryesojnë listën e qyteteve me më shumë përfitues të asistencës sociale.
Këto statistika janë publikuar të martën nga Iniciativa e Qyteteve për Politika Sociale. Nga viti 2006, sipas enteve sociale vit pas viti kishte më pak njerëz të varur nga ndihmat sociale nëpër qytete.
Por, niveli i varshmërisë nga ndihmat sociale në vitin 2010 mbërriti në 10.9 për qind në Biel. Në dy vjetët e fundit raportohet për rritje të rasteve që janë të varur nga asistenca sociale.
Bëhet fjalë për njerëz të nivelit kryesisht të ulët arsimor dhe për bashkëshortët e divorcuar që mbajnë familje.
Të kësaj kategorie të fundit janë 46 për qind në Biel, ndërsa në Lozanë është një e treta e tyre.
Edhe të rinjtë gjithashtu janë në rrezik të varfërisë. Sipas statistikave të Iniciativës së Qyteteve për Politika Sociale, 26-35 për qind janë persona nën moshën 18 vjeç.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














