Kosova
Bieber: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza
Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka thënë se propozim-marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza, përcjell albino.ch.
Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pyetjet kryesore të hapura janë: detajet rreth Asociacionit dhe pozicioni i vendeve mosnjohëse të BE-së dhe NATO-s.
“Tjetër, publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje. Rreziku është a) Vuçiq bën një Gjukanoviç (ai e paraqet veten si mbrojtëse e vetme për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme e merr përsipër, të cilën ai e ka dhe do të vazhdojë ta kultivojë)”, ka shkruar Bieber.
Bieber më tej ka shkruar se një paqe të ftohtë dhe pa një zgjidhje përfundimtare, Vuçiq mund të vazhdojë pa shumë ndryshime drejt Kosovës, duke përshkallëzuar tensionet, duke krijuar krizë të rreme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
The published agreement between🇷🇸 & 🇽🇰contains no surprises. The key open questions are a) the details about the ASM & b) the position of non-recognizers in 🇪🇺& NATO. 1/3 https://t.co/DxPgSntSLQ
— Florian Bieber (@fbieber) February 27, 2023
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











