Bota
Bie për 11% numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së
Në krahasim me tremujorin e parë, rënia ka qenë 11 për qind, ose në shifra, nga 166.490 në 148.825
Edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka vazhduar trendi i rënies së numrit të kërkesave për azil në shtete e BE-së. Kështu, në krahasim me tremujorin e parë, rënia ka qenë 11 për qind, ose në shifra, nga 166.490 në 148.825, bën të ditur Agjencia Evropiane e Statistikave, Eurostat, shkruan dpa.de.
Kjo është periudha e tretë me radhë e karakterizuar me rënie, njofton Eurostat.
Rënia më e madhe është regjistruar në Sllovaki (55% më pak), në Bullgari (44%), në Hungari (40 %) dhe në Greqi (36%).
Edhe në Gjermani, vendin me më së shumti azilkërkues, gjatë periudhës në fjalë ka pasur një rënie të theksuar, transmeton albinfo.ch. 14 për qind më pak azilkërkues janë regjistruar në krahasim me tremujorin paraprak. Me numra absolutë: nga 49.080 në 42.115
Në Britaninë e Madhe ka pasur 8 për qind më pak azilkërkues, në Belgjikë dhe në Itali, nga 7% më pak ndërsa në Holandë dhe në Austri rënia ka qenë për 6%.
Nga ana tjetër, në disa shtete ku tradicionalisht ka pak azilkërkuese është shënuar një rritje e madhe. Kështi, në Slloveni rritja ka qenë 115% dhe në Rumani 111%. Por baza mbi të cilën është shënuar rritja në fjalë ka qenë shumë e vogël, përcjell albinfo.ch. Në Slloveni, në tremujorin e parë kanë qenë 190 ndërsa në të dytin, 400 kërkesa azili.
Siroa vazhdon të jetë shteti nga i cili kanë ardhur më së shumti azilkërkues: 21.100 sish. Pas saj vjen Siria, me 9800, Afganistani me 9700 ndërsa Shqipëria me 6000 azilkërkues është në vendin e gjashtë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











