Kosova
Bie numri i të rinjve që duan të studiojnë në Universitetin e Prishtinës

Të rinjtë nuk duan të studiojnë në Universitetin e Prishtinës. Për vitin akademik 2023/24 kanë aplikuar rreth 6100 të rinj për të ndjekur studimet në UP, megjithatë ky numër është rreth 1800 më pak se vitin e kaluar.
Nga Rektorati i UP-së thonë se numri i ulët i studentëve lidhet me faktin se edhe numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë, por nuk e përjashtojnë që ndikim ka edhe largimi i të rinjve.
Kështu, UP-ja do të hapë konkurs plotësues edhe për 2700 vende të lira në fakultetet e saj, shkruan Kosovapress.
“Në afatin e parë te konkursit për pranimin e studentëve të rijnë në nivelin bachelor, për këtë vit akademik kanë aplikuar gjithsej 6104 kandidatë. Ndërsa, gjithsej 2711 vende për studentë të rinj do të shpallen në afatin plotësues të konkursit për studime themelore-bachelor në UP në vitin akademik 2023/2024. Krahasuar, në vitin paraprak akademik 2022/23 kane aplikuar 7917. […] Ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në uljen e numrit te aplikimeve është edhe fakti se numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë dhe kjo është reflektuar edhe në numrin e aplikimeve ne UP. Pastaj, në disa vite akademike, Universiteti i Prishtinës ka regjistruar vetëm studentë të rregullt dhe jo studentë me korrespodencë. Gjithashtu aspekti demografik, lëvizjet e brendshme dhe të jashtme te rinjve të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit, përcjell albinfo.ch.
Derisa, nga rektorati tregojnë edhe për drejtimet në të cilat ka interes më shumë.
“Në këtë vit akademik, ndër programet më të kërkuara dhe shumë konkurruese janë: programi Mjekësi e Përgjithshme, programi Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike, programi Juridik, programi Stomatologji, programi Psikologji, programi Infermieri, programi Arkitekture, programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze, programi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit për KP.
Besa Luzha, profesoreshë në Fakultetin e Arteve, në degën e Arteve Muzikore, thotë se tregu i arsimit të lartë në Kosovë është i ngarkuar.
“Ne gjithmonë e kemi pasur numrin e kufizuar p.sh. në drejtimin ku unë jap mësim për Pedagogjinë Muzikore gjithmonë pranohen maksimum 25 studentë në afatin e parë, por ka afat të dytë, edhe në master ka shumë pak nga 10 studentë. Në përgjithësi ne duhet të shikojmë se ky tregu i arsimit të lartë është i ngarkuar, Kosova nuk ka nevojë për kaq shumë profile, programe, edhe nuk kemi nevojë për aq shumë të rinj që duhet të studiojnë patjetër, duhet të studiojnë vetëm ata që me të vërtetë e kanë dëshirën, vullnetin, në mënyrë akademike të merren me studime”, thotë Luzha, përcjell albinfo.ch.
Derisa, nuk përjashtohet as mundësia që kjo rënie ndodhë për shkak të migrimit të të rinjve.
“Në fakultete ku ka pasur interesim më të vogël kanë qenë Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, mund të ceket edhe Fakulteti Juridik dhe Ekonomik këto janë disa drejtime ku ka rënë interesimi. Duke marrë parasysh emigrimi i të rinjve është shkaktari i rënies së numrit të studentëve, por mund të merret parasysh se studentët po zgjedhin fakultete private. Ka shumë studentë që e ndërpresin studimin e tyre dhe vazhdojnë jetën e tyre jashtë vendit. Arsyeja mund të jete mungesa e vendit të punës pas diplomimit ku kemi drejtime të shumta që studentët pas diplomimit nuk mund të gjejnë punë për shkak mungesës së tregut”, shprehet Festim Tasholli nga organizata studentore, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët