Lajme
Bie numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE-së
Të dhënat për emigracionin e shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian tregojnë një ndryshim të arsyeve në pjesën e parë dhe të dytë të dekadës që kemi lënë, shkruan Tch, përcjell albinfo.ch.
Panorama e statistikave flet për më shumë emigracion në periudhën 2008-2013 sa u përket punësimeve, ndërsa më shumë emigracion në periudhën 2014-2019 sa u përket bashkimeve familjare dhe edukimit e shkollimit.
Referuar të dhënave mbi lejet e qëndrimit në BE vihet re se gjatë periudhës 2008-2013 janë dhënë 363,598 leje qëndrimi ose mesatarisht 60,600 leje qëndrimi në vit;
Ndërsa gjatë periudhës 2014-2019 janë dhënë 318,239 leje qëndrimi ose mesatarisht 53,040 në vit.
Sipas këtyre të dhënave, ka një ulje me 12.5% gjatë periudhës 2014-2019 krahasuar me të njëjtën periudhë 2008-2013.
Ndërkohë lejet e qëndrimit për motive familjare (bashkim familjeje) kanë qenë 46,6% në periudhën 2008-2013, ndërsa për periudhën 2014-2019 55.4%. Po ashtu gjatë periudhës 2014-2019 ka një rritje edhe lejet për edukim/shkollim, ndërkohë që për punësim ka një rënë nga 31.2% gjatë periudhës 2008-2013 në 11.9% e totalit në periudhën 2014-2019.
Përsa i përket krahasimit me vendet e rajonit, vihet re se lejet e qëndrimit për Shqipërinë jepen në mënyrë të konsiderueshme më shumë për arsye familjare sesa Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Ky fenomen mund të jetë i lidhur me numrin e lartë të emigrantëve që ka vendi ynë në Greqi dhe Itali, të larguar që nga fillimi i viteve 90 dhe referuar të gjitha studimeve periudha pas 15 vjetësh është periudha ku vihen re fenomenet e bashkimeve familjare ose shkëputjet nga marrëdhëniet me vendin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













