Lajme
Bie kërkesa për blerje të banesave
Përfaqësuesit e agjencive për patundshmëri thonë se vitin e fundit ka rënë dukshëm blerja e banesave. Çmimi megjithatë mbetet i njëjtë, 500 € në periferi ndërsa 3000 € në qendër
Kërkesat për blerje të banesave në Prishtinë kanë rënë dukshëm në krahasim me vitet e kaluar, ndërsa çmimet vazhdojnë të mesin të njëjta. Kështu deklarojnë përfaqësuesit e agjencive për patundshmëri, sipas të cilëve, çmimi për metër katrorë i banesave shkon nga 500 euro në periferi deri 3000 euro në qendër.
Bashkim Ajdini, nga agjencia “Omega” në Prishtinë, ka thënë se interesimi i qytetarëve për të blerë banesa të reja ka rënë dukshëm në dy vjetët e fundit. Ai thotë për “Zërin” se këtë vit kërkesa për blerje të banesave të reja krahas viteve paraprake, ka rënë për 10 për qind.
“Viteve të fundit kemi një rënie të vazhdueshme të shitjes së banesave, ndërkohë çmimet mbeten të njëjta në qendër, kurse në periferi të qytetit çmimet kanë një rënie deri në 5 për qind. Tek lagjet periferike çmimet sillen 500-700 euro për metër katror, ndërsa në qendër çmimet sillen deri 3500 për metër katror. Te ndërtuesit po vërehet kriza, për shkak të rënies së kërkesës për blerje të banesave”, ka thënë Ajdini.
Ndërtimet e vjetra, siç tha ai, mbesin më të kërkuara dhe me çmime më të larta.
“Banesat e vjetra mbesin më të kërkuara nga qytetarët për arsye se shumica e tyre sot përdoren si zyra për bizneset, pastaj kanë përparësi për shkak të dokumentacioneve, afërsisë me qytetin, infrastrukturën e nevojshme” ka thënë ai.
Edhe përfaqësuesi i agjencisë “Orchinee” ka thënë se vërehet një rënie e interesimit të qytetarëve për të blerë banesa të reja.
“Krahasuar me vitet paraprake, në këto dy vjetët e fundit ka më pak qytetarë të interesuar. Mirëpo, tek ne kjo nuk po vërehet për shkak të ndërtimeve të shumta. Ne zakonisht marrim oferta të ndërtimeve, të cilat kanë kualitet dhe dihet se interesimi i tyre është më i madh” ka thënë përfaqësuesi i Agjencisë.
Sipas tij, çmimi i banesave për metër katror në lagjet periferike të kryeqytetit arrin deri në 1000 euro, ndërsa në qendër çmimet arrijnë deri në 3000 mijë euro.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











