Lajme
Bie çmimi i naftës në botë, por jo edhe në Kosovë
Në Kosovë, akciza për litër nafte është 35 cent dhe bashkë me TVSH-në që është 16 për qind, bëjnë 51 cent vetëm taksa. Prandaj nafta në Kosovë është më e shtrenjtë se në rajon
Rënia e çmimeve të naftës nëpër bursat botërore po bie vazhdimisht, madje nafta e papërpunuar e Londrës ka rënë në 48 dollarë për fuçi, që është niveli më i ulët që nga prilli i vitit 2009. Mirëpo, kjo ulje në nivel botërorë nuk po reflektohet në tregun e Kosovës, ku një litër naftë shitet për 1 euro.
Çmimet e arit të zi, sipas ekspertëve të ekonomisë, do të bie të paktën deri në gjysmën e parë të këtij viti, kur mbahet mbledhja e OPEC-ut, ku mund të diskutohet edhe mundësia e shkurtimit të prodhimit të naftës.
Në Prishtinë, përfaqësuesit e biznesit, por edhe ata të natarëve, e konsiderohet të domosdoshme të rregullohet çmimi i naftës nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se problemi më i madh është mungesa e ligjit për rezervat shtetërore e që po e vështirëson rregullimin e çmimit të naftës.
Ai ka thënë gjithashtu se duhet të punohet në promovimin e biznesit me derivate të naftës, në përmirësimin e ambientit biznesor dhe në ndryshimin e perceptimit sa i përket punës dhe kërkesave të këtyre kompanive.
“Në qoftë se kërkoni një rregullator të çmimit të naftës, bazuar në krijimin e rezervave shtetërore, besoj që është një obligim moral, i cili na obligon të gjithëve që të jemi bashkërisht. Sepse këto kërkesa nuk kanë të bëjnë vetëm me shoqatën, por kanë të bëjnë me Kosovën dhe imazhin e saj”, ka thënë ai.
Edhe Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, tha për “Zëri”se prioritet për këtë viti mbetet formimi i rregullatorit të çmimeve. Berjani ka thënë se nga neglizhencat burokracia dhe nga mungesa e vullnetit për të rregulluar këtë fushë kjo i dëmton qytetarët e Kosovës.
“Qeveria mundet të përcaktojë çmimet shitëse maksimale (minimale) me shumicë dhe pakicë, të përcaktojë marzhat tregtare maksimale për shitje me shumicë dhe pakicë, si dhe të ndërmarrë masa të tjera në përputhje me ligjin”, ka thënç Berjani, sipas të cilit, moskrijimi i rregullatorit u konvenon disa kompanive importuese dhe krimit të organizuar.
Ndryshe, më 5 janar 2015 në territorin e Kosovës janë importuar mbi 1.66 milionë litra me çmim mesatar që sillet rreth 0.41 – 0.43 centë për litër (çmimi fatural). Këto derivate më së tepërmi po importohen nga Maqedonia dhe Shqipëria
Në Kosovë një litër naftë “euro-dizel” kushton 98 centë, ndërsa një litër benzine ka
çmimin prej 1.02 eurosh. Ky çmim është i ngjashëm në të gjitha pikat e karburanteve, me përjashtim trri komunat e veriut të Kosovës (Leposaviq, Zubin-potok, Zveëan dhe Mitrovicë e veriut), ku një litër naftë shitet për 86 cent.
E veçanta në Kosovë është se akciza për litër nafte është 35 cent dhe bashkë me TVSH-në që është 16 për qind, bëjnë 51 cent vetëm tatime shtetit. Prandaj nafta në Kosovës është më e shtrenjtë se në rajon. Veriu i Kosovës bën përjashtim, sepse shumica e naftës hyn në mënyrë ilegale nga Serbia.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










