Lajme
Bie çmimi i banesave dhe i qirave
Çmimi i banesave dhe i qirave ka rënë dukshëm në Shqipëri. Sipas statistikave çmimi i banesave ka rënë për 5. 8 për qind, ndërsa i qirave për 17 për qind
Indeksi i çmimit të banesave ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 5.8 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërkohë që ai i qirave ra për 17 për qind. Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, kjo është rënia më e madh e shitjes së apartamenteve dhe e qirave në pesë vjetet e fundit.
Sipas këtyre statistikave, çmimi i banesave është e krahasueshme me rënien mesatare të këtij indeksi gjatë tri viteve të fundit, ndërsa indeksi i qirasë regjistroi rënie reale me 17 për qind në këtë tremujor.
“Kjo ishte rënia më e theksuar që nga tremujori i fundit i vitit 2009″, thekson në raport Banka e Shqipërisë. Raporti shpjegon se zhvillimet janë ndikuar nga kërkesa e dobët për blerje banese dhe nga oferta e shtuar për banesa me qira.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












