Lajme
Bie borë në Arabinë Saudite, në Londër çelin trëndafilat
Bora në shkretëtirë e veçantë, kjo ndodhi në Arabinë Saudite

Është bërë e ditur se Malet Madian, në veriperëndim të Arabisë Saudite, janë zbardhur nga dëbora, ndërsa në Zvicër këtë fundjavë nuk kishte asnjë fluskë bore, ndaj për garat e kupës së botës në ski u desh të përdorej borë artificiale.
E ajo se çfarë po ndodh në territorin e saudit nuk është një fenomen i jashtëzakonshëm, por mbetet gjithsesi mjaft i rrallë, transmeton albinfo.ch.
E gjitha kjo kthehet në një festë për të gjithë dhe në një magnet të vërtetë për turistët, që e shohin me mjaft kërshëri.
Thuhet se majat e këtyre maleve janë të mbuluara më borë në dimër, megjithatë shumë rrallë ndodh që ajo të zbresë deri në këmbët e tyre.
Duhet theksuar se një front i ftohtë që i ka bërë temperaturat të ulen ndjeshëm ka goditur kohët e fundit gadishullin ballkanik, Turqinë e Iranin.
Po ashtu, thuhet se ky i ftohtë ka mbërritur deri në zonat malore të Libanit dhe në gadishullin arabik, duke sjellë me vete stuhi e reshje dëbore, me rezultate befasuese, të cilat e kanë bërë në disa raste të jetë më ftohtë sesa në luginat alpine.
Por bora në shkretëtirë është ajo që bën më shumë të veçantë.
#WATCH: Parts of #SaudiArabia were blanketed by snow on Friday, especially in the northwestern regions such as the Dahr Mountains (Video: @alekhbariyatv)https://t.co/HCQWErHoR1 pic.twitter.com/g2pN8V7GRp
— Arab News (@arabnews) January 10, 2020
Nga ana tjetër, ekspertët thonë se anomalia e këtij fillimviti i detyrohet një vorbulle të fortë polare, e cila qendrën e ka pasur në Polin e Veriut, vetëm se kur qarkullon, ka lëvizje antiorare.
Për rrjedhojë në Europën Perëndimore, vendet nga Spanja deri në Britaninë e Madhe po shijojnë një mot të butë, madje në Londër, siç thotë Corriere della Sera, kanë nisur të çelin trëndafilat e parë. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/severeweatherEU/photos/a.1423656947857402/2728888720667545/?type=3
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026