Kriza në Ukrainë
Biden: Zelensky nuk donte t’i dëgjonte paralajmërimet tona për pushtimin
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk donte t’i dëgjonte paralajmërimet tona përpara fillimit të pushtimit rus, në shkurt.
”E di që shumë njerëz menduan se po e ekzagjeroja”, tha Biden në një pritje për mbledhje fondesh, duke iu referuar paralajmërimit të tij për mundësinë e një sulmi rus.
”Por, e dija që kishim informacion për të mbështetur këtë vlerësim të situatës”, shtoi ai para gazetarëve, përcjell Albinfo.ch.
”Presidenti rus, Vladimir Putin, do ta kalonte kufirin. Nuk kishte asnjë dyshim për këtë dhe Zelensky, si shumë njerëz të tjerë, nuk donte ta dëgjonte. Unë e kuptoj pse ata nuk donin ta dëgjonin atë, por ai (Putin) hyri”, theksoi Biden.
SHBA paralajmëroi për përgatitjet ruse për një pushtim të Ukrainës, shumë kohë përpara se presidenti Putin të shpallte më 24 shkurt nisjen e operacionit special kundër vendit, transmeton Afp.
Paralajmërimet kishin shkaktuar mosbesim dhe madje kritika të mbuluara nga Zelensky dhe disa nga aleatët evropianë të Uashingtonit, të cilët në atë kohë mendonin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregoheshin shumë të alarmuara.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











