Lajme
Kina mund të bëjë marrëveshje me talebanët
Presidenti Biden shprehet i sigurt se kjo do të ndodhë
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të martën se ishte i sigurt se Kina do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me talebanët, pasi kryengritësit islamikë morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.
I pyetur nëse ishte i shqetësuar se Kina do të financonte grupin, i cili është i sanksionuar sipas ligjit amerikan, Presidenti Biden u tha gazetarëve: “Kina ka një problem të vërtetë me talebanët. Kështu që ata do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, jam i sigurt. Ashtu si Pakistani, ashtu si Rusia, ashtu si Irani. Ata të gjithë po përpiqen të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë tani”.
Shtetet e Bashkuara dhe Grupi i Shtatëshes kanë rënë dakord të koordinojnë përgjigjen e tyre ndaj talebanëve, dhe Uashingtoni ka bllokuar qasjen e talebanëve në rezervat e Afganistanit, shumica e të cilave mbahen nga Rezerva Federale e Nju-Jorkut, për të siguruar që ata të përmbushin premtimet e tyre duke respektuar të drejtat e grave dhe të drejtën ndërkombëtare.
Por ekspertët thonë se një pjesë e madhe e asaj fuqie ekonomike do të humbasë nëse Kina, Rusia ose vende të tjera u japin fonde talebanëve.
Italia, presidentja aktuale e Grupit të 20 ekonomive kryesore – të cilat përfshijnë Kinën dhe Rusinë – është përpjekur të organizojë një takim virtual të G20-ës mbi Afganistanin, por asnjë datë nuk është shpallur, duke sugjeruar mosmarrëveshje mes grupit.
Këshilltari shtetëror dhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, i tha sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një telefonatë më 29 gusht se bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet me talebanët dhe t’i “udhëzojë ata” pozitivisht.
Kina nuk i ka njohur zyrtarisht talebanët si sundimtarët e rinj të Afganistanit, por Wang në korrik priti Mullah Baradarin, i cili që atëherë është emëruar si zëvendëskryeministër, dhe ka thënë se bota duhet të udhëheqë dhe të mbështesë vendin, ndërsa kalon në një qeveri të re në vend që të ushtrojë më shumë presion mbi të./Reuters
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












