Lajme
Biden: Rusia mund të pushtojë Ukrainën në shkurt
Ekziston mundësia që Rusia të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, ka paralajmëruar presidenti amerikan, Joe Biden.
Shtëpia e Bardhë tha se Biden paralajmëroi presidentin e Ukrainës se ekziston një “mundësi e dukshme” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake në muajin shkurt.
Kremlini tha se sheh pak vend për optimizëm në zgjidhjen e krizës, pasi SHBA kundërshtoi kërkesat kryesore të Rusisë.
Presidenti Biden gjatë kësaj bisede tha se u përforcuan shqetësimet që zyrtarët e administratës kanë shtruar prej kohësh.
“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Emily Horne.
“Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë për muaj të tërë”, shtoi ajo.
Biden “rikonfirmoi gatishmërinë e SHBA-së, bashkë me aleatët, për t’u përgjigjur me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Zelenskiy tha se me Biden ka “diskutuar lidhur me përpjekjet e fundit diplomatike për shtensionimin e situatës dhe u pajtuam për veprime të përbashkëta në të ardhmen”.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











