Lajme
Biden prin me votat përmes postës, Trump, me ato në qendrat e votimit
Sondazhet sugjerojnë që votat e hedhura në qendrat e votimit janë më shumë në favor të Trump-it ndërsa votat postare, në favor të Biden-it
Pothuajse 100 milion qytetarë amerikanë kanë votuar tashmë përmes postës ose në qendrat e votimit të hapura paraprakisht, raporton “U.S. Raportet e Projektit Zgjedhor”. Shumë prej tyre ndoshta për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ky numër korrespondon me rreth 70 për qind të votave totale të hedhura në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë, kjo është një nga pjesëmarrjet më të larta të votuesve në zgjedhjet presidenciale amerikane në dekadat e fundit.
Për shkak të pjesëmarrjes rekord të lartë të votuesve dhe numrit të madh të votave të dërguara me postë, priten vonesa në numërim. Ndërkaq Trump ka kërkuar vazhdimisht që fituesi të shpallet qartë që natën e zgjedhjeve, pra, sonte.
Kërkesa e tij – për të cilën nuk ka asnjë bazë ligjore – ushqen frikën se Trump mund të deklarojë veten fitues para kohe, përcjell albinfo.ch
Presidenti aktual gjegjësisht kandidati republikan kishte sinjalizuar gjithashtu se ai mund të argumentonte në gjykatë kundër vonesës.
Sondazhet sugjerojnë që votat e hedhura në qendrat e votimit janë më shumë në favor të Trump-it ndërsa votat postare, në favor të Biden-it.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











