Bota
Biden: Një ditë e demokracisë, një ditë e historisë dhe shpresës
Joe Biden është inaguruar si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Joe Biden edhe zyrtarisht është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është betuar dhe ka mbajtur fjalimin e parë, shkruan albinfo.ch.
“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”, tha Biden, teksa u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts.
“Kjo është një ditë e demokracisë, një ditë e historisë dhe shpresës. Për gjatë shumë viteve, Amerika ka qenë e testuar dhe ka kaluar shumë sfida. Sot, ne festojmë një triumf jo të një kandidati, por të një kauze, një kauze të demokracisë”, ka thënë Biden, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e inaugurimit.
“Kemi arritur shumë, kemi arritur deri këtu, po kemi akoma për të arritur, kemi shumë për të ndërtuar. Miliona punë kanë humbur. Ne duhet të përballemi me sulmet terroriste, me virusin vdekjeprurës. Por kjo kërkon që ne të gjithë të bashkohemi bashkë. Bashkimi ëhstë rruga e duhur. Ne njihemi si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot nisë një epokë e re për Amerikën. Le të tregojmë respekt për njëri-tjetrin. Historia e Amerikës, varet nga të gjithë ne, bashkimi bën fuqinë, jemi në rrugë”, u shpreh Biden.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












