Lajme
Biden nënshkruan urdhrin ekzekutiv për abortin
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të enjten një seri urdhrash ekzekutivë që synojnë zgjerimin e aksesit në sistemin shëndetësor e që përfshijnë regjistrimin e qytetarëve në Aktin e Shëndetësisë së Përballueshme, i njohur ndryshe si “Obamacare”.
Urdhrat e Biden parashikojnë gjithashtu rishikimin e politikave të administratës Trump që cenonin mbrojtjen e njerëzve me probleme mjekësore para ekzistuese.
“Nuk po bëjmë asgjë të re përveç rikthimit të Aktit të Shëndetësisë së Përballueshme dhe rivendosjes së ndihmës mjekësore në formën që ishte para se Trump të bëhej president, të cilën ai e ndryshoi duke e bërë më të paaksesueshme dhe më të shtrenjtë dhe për njerëzit”, shprehet Biden.
Mes urdhrave të Biden spikat ai për heqjen e kufizimeve për përdorimin e parave të taksapaguesve për financimin e klinikave që trajtojnë apo u këshillojnë abortin grave shtatzëna, si brenda edhe jashtë Shteteve të Bashkuara.
Biden theksoi se prioriteti kryesor i administratës së tij tani është të miratojë paketën e shpëtimit nga COVID. Kjo vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë konstatuar rastin e parë të variantit të coronavirusit të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Prania e këtij varianti në Amerikë është shqetësuese pasi studime të laboratorëve të shumtë kanë treguar se redukton efikasitetin e vaksinës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











