Lajme
Biden: Jemi në rrugën e duhur në luftën kundër pandemisë
Presidenti Joe Biden u shpreh i bindur se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur në luftën kundër pandemisë COVID-19, edhe pse shteti po përballet me rritje të rasteve, rritje që është nxitur nga varianti Omicron.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se situata është më ndryshe nga fazat e mëparshme të pandemisë, pasi sipas tyre, më shumë qytetarë po marrin mbrojtje nga vaksinimi dhe nga dozat përforcuese kundër koronavirusit.
“Jam i bindur se jemi në rrugën e duhur”, u tha Biden gazetarëve, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, presidenti Biden e pranoi se ishte i shqetësuar lidhur me ritmin me të cilin po përhapet virusi në mbarë botën, sepse siç tha ai, përhapja “nuk po ngadalësohet aq shumë”.
Përderisa Omicroni duket se nuk po shkakton sëmundje të rëndë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se rritja e infektimeve mund të mbingarkojë spitalet. Disa spitale në SHBA veçse kanë pezulluar ndërhyrjet jourgjente, për shkak se po përballen me rritje të numrit të pacientëve dhe mungesë stafi.
Më 10 janar SHBA-ja raportoi 1.35 milionë raste të reja me koronavirus, thuhet në të dhënat e Reuters. Ndërkaq, mbi 136,000 persona me koronavirus janë të hospitalizuar.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










