Lajme
Biden garanton mbështetjen amerikane për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u prit në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Ky i fundit rikonfirmoi mbështetjen amerikane për Kosovë
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka quajtur historike marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave Thaçi-Daçiq, ndërsa e ka garantuar kryeministri Hashim Thaçi, se kjo marrëveshja ia hap dyert Kosovës për në BE dhe në NATO.
Këto komente zëvendëspresidenti Biden i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar në Uashington me kryeministri kosovar, Hashim Thaçi. Ky i fundit bashkë me një delegacion nga Kosova qëndron në SHBA, për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Maturia dhe liderishipi juaj për të tejkaluar ndasitë etnike dhe armiqësitë nga e kaluara e hidhur vlerësohen lart nga SHBA, prandaj, për Kosovën dhe Ju në këtë proces, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja e SHBA-ve”, ka thënë zëvendëspresidenti Biden.
Në takim me zëvendëspresidentin e SHBA-ve ishin të pranishëm ministri Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.
Kryeministri Thaçi fillimisht e falënderoi zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, për ndihmën e vazhdueshme që administrata e Presidentit Obama, dhe z. Biden personalisht po i japin Kosovës në këto momente vendimtare të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës.
Thaçi e njoftoi zëvendëspresidentin amerikan për procesin dialogues me Serbinë, për marrëveshjen e Brukselit dhe perspektiven evropiane të Kosovës.
“Pa përkrahjen e SHBA-ve kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur. Garancitë dhe qëndrimet e SHBA-së kanë qenë vendimtare”, tha kryeministri Thaçi duke folur për Marrëveshjen e 19 prillit.
Lidhur me gatishmërinë e Prishtinës për implementimin e marrëveshjes, kryeministri Thaçi theksoi se ndryshimet legjislative janë në fazën finale, dhe sapo të kthehem nga kjo vizitë, ato do të miratohen në Kuvendin e Kosovës, dhe asnjë vonesë nuk do të shkaktohet nga pala kosovare.
Madje, theksoi kryeministri Thaçi, në këtë drejtim, ne po punojmë shumë që të përcjellim mesazhe te qytetarët e veriut, ku si pjesë e Marrëveshjes, do të themelohet një fond zhvillimor për veriun, në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve në atë pjesë, të cilët që 14 vite kanë jetuar në frikë për të ardhmen e tyre.
Duke folur për perspektiven evropiane të Kosovës, kryeministri Thaçi i tha z. Biden se Kosova të ardhmen e saj në BE nuk e kërkon duke u thirrur në parime morale, por edhe duke i përmbushur kriteret e caktuara.
“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE, duke pasur ndjenjën e izolimit”, tha kryeministri kosovar, duke e konsideruar rrugën e Kosovës drejt BE-së si të pa alternativë.
Në takim me zëvendëspresidentin Biden, kryeministri Thaçi ngriti edhe çështjen e së ardhmes së Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke konfirmuar vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO, sepse FSK-ja, siç tha Thaçi, është ndërtuar nën mbikëqyrjen edhe me standardet e NATO-s
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











