Lajme
Biden akuzon Zvicrën si “parajsë taksash”, reagon ministri i Financave
Maurer: "Unë nuk mendoj se ky është me të vërtetë qëndrimi i qeverisë (amerikane), por shkruesit e fjalimeve nuk i dinin akoma faktet aktuale"
Në fjalimin e tij të parë si President i SHBA-së para Kongresit, Joe Biden, ka vënë edhe Zvicrën në lidhje me evazionin fiskal dhe e ka përshkruar atë si një parajsë taksash.
Këshilltari Federal, Ueli Maurer, i cili drejton financat e vendit ka reaguar i befasuar dhe menjëherë i ka dërguar një letër qeverisë amerikane.
Zvicra është një vend që përmbush plotësisht të gjitha detyrimet ndërkombëtare dhe është shumë transparent, është shprehur Ministri i Financave, Maurer në një intervistë me Radion dhe Televizionin Zviceran (SRF) të enjten, transmeton albinfo.ch. “Unë nuk mendoj se ky është me të vërtetë qëndrimi i qeverisë (amerikane), por shkruesit e fjalimeve nuk i dinin akoma faktet aktuale”.
Zvicra i ka raportuar administratës së Bidenit me shkrim. Përveç kësaj, Maurer dëshiron të paraqesë pikëpamjen e tij personalisht në një takim me Sekretaren e Thesarit të SHBA Janet Yellen brenda disa javësh.
“Unë mendoj se gjëra të tilla ndodhin” tha Maurer. Biden është i ri si president, ai sapo ka lexuar një fjalim. “Faktet janë krejtësisht të ndryshme, kështu që në të vërtetë nuk ka pse të na frikësojë”.
Biden kishte mbajtur një fjalim 65-minutësh të mërkurën (me kohën lokale) në Kapitol në Uashington përpara dy dhomave të Kongresit të SHBA-së në prag të ditës së 100 të tij në detyrë, përcjell albinfo.ch.
Në këtë fjalim ai ka kritikuar 55 nga kompanitë më të mëdha në Amerikë. Ato nuk kanë paguae asnjë taksë federale mbi të ardhurat vitin e kaluar dhe kanë realizuar më shumë se dyzet miliardë dollarë amerikanë fitim.
“Shumë kompani po u shmangen taksave përmes parajsave tatimore – nga Zvicra në Bermuda, në Ishujt Kajman”, është shprehur Biden. Ato kanë përfituar nga boshllëqet e taksave dhe zhvendosja e vendeve të punës dhe fitimeve jashtë shtetit. “Kjo nuk është e drejtë”.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












