Bota
Biden drejt rekordit historik
Rekordin e votave deri më tash e ka pasur, Barack Obama, i cili më 2008 kishte fituar 69,498,516 vota
Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA ende nuk dihet, por një gjë është e qartë: kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden, ka marrë më shumë vota se të gjithë kandidatët në historinë e zgjedhjeve presidenciale.
Numërimi i fletëve të votimit vazhdoi më 5 nëntor.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se Biden ka fituar 72,073,409 vota. Presidenti aktual, Donald Trump ka fituar 68,380,754, raporton Evropa e Lirë.
Rekordin e votave deri më tash e ka pasur, Barack Obama, i cili më 2008 kishte fituar 69,498,516 vota, përcjell albinfo.ch.
Ende janë duke u numëruar edhe miliona vota. Është e mundur që të dy kandidatët të thyejnë rekordin e Obamës, të vendosur në garën e vitit 2008 kundër senatorit republikan John McCain.
Biden ka një epërsi të lehtë ndaj Trumpit në Kolegjin Zgjedhor, 253-214.
Gara për këto vota vazhdoi të ngushtohet më 5 nëntor. Një kandidati presidencial ka nevojë për të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Kandidati demokrat, Joe Biden, mori hov të madh në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas parashikimeve për fitoren e tij në Miçigen dhe Uiskonsin. Megjithatë, numërimi i votave vazhdon në disa shtete kyçe, duke e lënë të paqartë rezultatin edhe dy ditë pas zgjedhjeve.
Me 16 votat elektorale të Miçigenit dhe 10 të Uiskonsinit, Biden ka 253 vota elektorale, përballë presidentit Donald Trump me 214 vota elektorale.
Secili shtet ka një numër të caktuar të votave të Kolegjit Zgjedhor, bazuar në popullsinë e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së Aktivitet i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm në kuadër të përkujtimit të... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












