Lajme
Biden: Çdo amerikan do të vaksinohet deri në korrik
Në një konferencë për media, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se të gjithë amerikanët do të kenë qasje në vaksinat kundër koronavirusit deri në fund të korrikut. Biden parashikoi më herët se vaksinat mund të jenë në dispozicion për të gjithë deri në pranverë, por Shtëpia e Bardhë e shtyu datën për shkak të vështirësive në disponueshmërinë e vaksinave dhe në mundësitë për t’i dhënë ato.
“Deri në fund të korrikut do të kemi 600 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar çdo amerikan”, tha Biden në takimin e parë me votues, prejse ka marrë detyrën në muajin janar.
Ai tha se do që shkollat të rihapen më shpejt dhe se mbështet vaksinimin e mësimdhënësve me prioritet.
Po ashtu Biden tha se SHBA-ja ka ende rrugë të gjatë përpara për të arritur imunitetin e tufës dhe për të lejuar rikthimin e jetës në normalitet.
Numri i rasteve të reja me koronavirus në SHBA është në rënie, por vazhdon të mbetet në dhjetëra-mijëra në ditë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











