Kosova
Betohet kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Detyra iu dorëzua Ramës nga ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai tha se ndjehet pafundësisht mirënjohës ndaj qytetarëve.
“Me punë e përkushtim, Prishtina mund të bëhet qytet i lehtë e praktik”, tha tutje ai.
Kujtojmë që Përparim Rama ia mësyu garës për të parin e Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor, Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota, apo 29,17 për qind, ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia, me 36 mijë e 818 apo 42,54 për qind të votave. Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys. Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 për qind.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













