Lajme
Betohen vullnetarët e Korpusit të Paqes, do të shërbejnë si mësues të gjuhës angleze
Këta vullnetarë do të shërbejnë në tri komuna të Kosovës: Shtime, Rahovec e Suharekë
Pas trajnimit që kanë mbajtur për 11 javë, janë betuar 35 vullnetarët që do të shërbejnë në Kosovë për dy vjet në kuadër të programit arsimor, si mësues të gjuhës angleze. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, tha se kur ka ardhur në Kosovë dy vite më parë punën e ka filluar pikërisht me betimin e grupit të dytë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes.
Ndërsa Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, duke iu drejtuar vullnetarëve të Korpusit të Paqes, ndër tjera tha se ju do të punoni në shkolla dhe vise të ndryshme të Kosovës me nxënës të të gjitha komuniteteve. “Ju si qytetarë të vendit më të përparuar, ku kultivohet ndjenja e tolerancës dhe respektohet diversiteti , duhet t’iu tregoni të rinjve se e ardhmja është në edukim të mirë”, theksoi ministri.
E Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, tha se 35 vullnetarët e rinj do të ballafaqohen me sfida të reja dhe me një kulturë të re. Këta vullnetarë do të shërbejnë në tri komuna të Kosovës: Shtime, Rahovec e Suharekë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











