Kosova
Beteja e Shqipërisë për rrëzimin e pretendimeve të Dick Martyt në Këshillin e Evropës
Që prej gushtit të vitit të kaluar Shqipëria i ka kërkuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të rishikojë rezolutën 1782 të vitit 2011 të ish-senatorit zviceran Dick Marty.
Qëllimi është shpallja si të pabazuara dhe rrëzimi i akuzave për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Për këtë, Tirana zyrtare ka arritur të mbledhë firmat në Asamblenë e Këshillit të Evropës me qëllim hartimin e një raporti vijues dhe një rezolute të re.
Kryetarja e komisionit Parlamentar të ligjeve dhe njëherësh Anëtare në Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka tha për euronews albania se qeveria shqiptare nuk do të tërhiqet derisa ta fitojë këtë betejë.
“Ne e kemi nisur këtë betejë për ta fituar, që do të thotë ne do të bëjmë gjithçka për të arritur qëllimin tonë final që të bëhet një raport vijues dhe faktet e vërteta të dalin në opinionin publik ashtu siç janë dhe të pranohet njëherë e mirë që nuk ka pasur trafik të organeve të qenieve njerëzore”, tha Bushka.
Kryetarja e komisionit të ligjeve është e vetëdijshme se procedurat në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës do të kërkojnë kohë.
“Është një betejë, është shumë e vështirë sepse do të duhet të ketë votime të caktuara të cilat do të kërkojnë përpjekje shumë të madhe nga ana jonë për të pasur mbështetje. Janë procese që marrin kohën e tyre, nuk do të jetë një rrugë e lehtë as një rrugë e shkurtër”, u shpreh ajo.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026










