Kosova
Besimtarët myslimanë po festojnë sot Fitër-Bajramin
Fitër Bajramit – pa masa kufizuese dhe në atmosferë sikurse më parë
Pas 30 ditë agjërimi, myslimanët në mbarë botën sot festojnë Fitër Bajramin.
Qytetarë të shumtë janë parë mëngjesin e së hënës në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, dhe asaj në Tiranë, për të falur namazin e Fitër Bajramit, ceremonia qendrore e së cilës u drejtua nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përcjell albinfo.ch.
Namazi i Fitër Bajramit është falur në orën 06:09 të mëngjesit.
Tërnava në mesazhin e Fitër Bajramit një ditë më parë u shpreh se festa e Fitër Bajramit është festë që troket te te gjitha shtresat e popullatës me porosi e mesazhe të ngrohta gjithnjë në funksion të afrimit me rahmetin e krijuesit të gjithësisë, i cili për agjërimin ka premtuar shpërblim të veçantë.

Myftiu shtoi se pas dy vjetëve të shkuara që i kaluam në përballje me pandeminë Covid-19, kësaj radhe, falë Zotit të Madhëruar, Ramazanin që po e përmbyllim dhe festën e Fitër-Bajramit, ku e shijuam pa masa kufizuese, rikthyem atmosferën e Ramazanit në shtëpitë tona, bëmë namaze e ibadete nëpër xhamitë tona anekënd vendit, vizituam njëri-tjetrin, me një fjalë, shijuam mirësitë e Ramazanit ashtu siç e meriton ky muaj i bekuar.
“Dashtë Zoti që të mos përballemi më me masa kufizuese, të cilat qenë të domosdoshme, por krijuan një lloj distance ndërmjet nesh”, tha Tërnava.
Tërnava shtoi se në prag të festës së Bajramit lutemi e angazhohemi që në botë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi, harmonia e solidariteti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














