Kultura
“Besa”, Koncert me Elina Dunin dhe mbrëmje letrare
Në kuadrin e aktiviteteve të ekspozitës “Besa” në Gjenevë, sonte mbahet koncert në të cilin do të prezantohet këngëtarja e njohur shqiptare-zvicerane e xhazit, Elina Duni me grupin.
Ndërsa para koncertit, mbahet një mbrëmje leximi letrar. Një varg autorësh, poetë, prozatorë e studiues të letërsisë, kryesisht shqiptarë të Zvicrës dhe anëtarë të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë, do të lexojnë krijimet e tyre.
Mehmet Elezi, ish ambasador i Shqipërisë në Zvicër, në cilësinë e shkrimtarit, pastaj Bessa Myftiu, Qibrije Demiri, Arbër Ahmetaj, Bardhec Berisha, Besnik Camaj, Fahrije Kllokoçi, Saime Isufi, Gani Bytyçi, Fatime Kalimashi, Shemsi Makolli dhe Saranda Ademi do të lexojnë vargje ose fragmente nga krijimtaria e tyre.
Mbrëmjen e organizuar në bashkëpunim edhe me SHKA “Teuta” nga Lozana, e moderon Saranda Ademi.
Mbrëmja letrare fillon në orën 17.00 dhe zgjat deri në orën 19.00 pastaj do të ketë një apero ndërsa koncerti i Elina Dunit dhe grupit mbahet nga ora 20.00 deri në orën 22.00.
Adresaa: Salle de Faubourg, Rue des Terreaux – du –Temple, 8, Geneve.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









