Lajme
BERZH premton investime në infrastrukturë të Kosovës
Përfaqësuesit e BERZH-it janë interesuar për investim në infrastrukturën rrugore, në projektet e ujësjellësit, trajtimin e ujërave të zeza dhe në menaxhimi e mbeturinave
Përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë shprehur interesim për të financuar disa projekte në fushat e infrastrukturës në Kosovë. Ata janë interesuar për investim në infrastrukturën rrugore, në projektet e ujësjellësit, trajtimin e ujërave të zeza dhe në menaxhimi e mbeturinave të ngurta.
Kështu të paktën ka deklaruar Jean-Marc Peterschmitt, drejtor Menaxhues për Evropën Qendrore dhe JugLindore. Ai e ka njoftuar kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj për strategjinë tri vjeçare të BERZH-it për Kosovën si dhe rreth fushave ku BERZH-i synon ti shtrijë aktivitetin e vet.
Kryeministri Kosovës, Hashim duke diskutuar për prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu sektorin e energjisë, të infrastrukturës rrugore dhe atë të bujqësisë, theksoi se duhet të punohet intensivisht për fillimin e projekteve dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim.
Përfaqësuesit e lartë të BERZH-it e informuan kryeministrin Thaçi për prioritetet e identifikuara në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës në kuadër të Strategjisë për Partneritetit me Republikën e Kosovës.
Përfaqësuesit e BERZH-it shprehën interesimin e tyre për të përkrahur procesin e privatizimit të PTK-së dhe projektin Kosova e Re. Ata sipas një kumtese lëshuar nga Kryeministria, kanë shprehur interesim edhe për përkrahjen e sektorit privat me asistencë teknike, si dhe investime në projekte.
Ndërsa ministri Beqaj tha se pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar janë krijuar mundësitë më të mira për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Strategjisë të BERZH-it për Kosovën.
Ministri Beqaj ka njoftuar delegacionin e BERZH-it me prioritetet e Qeverisë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe projektet që janë në proces e sipër, me theks të veçantë në fushën e energjetikës, infrastrukturës, telekomunikacionit etj.
Ai ka vënë në dukje se në kuadër të projekteve në fushën e energjisë, në fokus do të jenë projektet për rritjen efiçiencës së energjisë dhe zhvillimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë, ndërsa theksoi se TC Kosova e Re mbetet ndër projektet kryesore në këtë sektor.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












