Lajme
BERZH-i ndihmoi 600 biznese të vogla në Kosovë
Kosova u bë anëtare e BERZH-it në dhjetor të vitit 2012, ndërsa ky institucion është në Kosovë nga vitit 1999 duke nënshkruar, për 15 vjet, 37 projekte në vlerë 89 milionë €
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) gjatë 15 viteve të kaluara ka nënshkruar 37 projekte në Kosovë, me një shumë neto prej 89 milionë eurosh. Kurse mbi 600 biznese të vogla dhe të mesme kanë marrë shërbime këshilluese nga BERZH, për t’u rritur dhe për të krijuar vende të reja të punës.
Kështu tha sot në prezantimin e Fondit për Zgjerimin e Ndërmarrjeve (ENEF), një platformë e NVM-ve (Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme) e krijuar nga shumë-partnerë dhe i cili promovon qasjen në financa për NVM-të me potencial të lartë të rritjes…
Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues të qeverisë, organizatave ndërkombëtare, NVM-ve dhe shoqatave të biznesit për të diskutuar punën e BERZH-it me NVM-të në Kosovë dhe ndikimin e saj.
Hapja e kësaj ngjarje u shënua nga Jean-Marc Peterschmitt, drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, i cili foli për aktivitetet e fundit për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Ndërsa Hykmete Bajrami, ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, theksoi intensifikimin e bashkëpunimit me BERZH-in dhe koordinimin e mëtejshëm në mbështetje të sektorit privat në Kosovë.
Fabio Serri, udhëheqës i Grupit të Financave dhe Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor diskutoi mbi masat plotësuese për përmirësimin e qasjes në financa dhe në njohuri për bizneset.
“BERZH-i është i kënaqur që është pjesë e Fondit për Zgjerimin e Ndërmarrjeve (ENEF), i cili ofron një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset në Kosovë. Qasja në financa dhe këshilla janë elemente të rëndësishme për të promovuar rritjen e biznesit, inovacionit dhe konkurrencës së bizneseve lokale si në tregun e brendshëm ashtu edhe atë evropian’’, tha Serri.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një takim që pati me drejtorin për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Jean-Marc Peterschmitt, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me BERZH-in për ekonominë e Kosovës, respektivisht për fuqizimin dhe rritjen e rolit të gruas në zhvillimin ekonomik, duke përkrahur idetë dhe iniciativat konkrete biznesore të grave kosovare.
Kryeministri po ashtu kërkoi që BERZH-i të ketë në fokus të përkrahjes, financimin dhe mbështetjen më të madhe për idetë dhe iniciativat e të rinjve në biznes. Ai po ashtu vlerësoi lartë përkrahjen e projekteve nga BERZH-i, si projektet që ndërlidhen me efiçiencën energjetike, transmisionit, por edhe mbështetjen e BERZH-it për Fondin për Sigurimin e Depozitave në Kosovë.
Ndryshe, Kosova u bë anëtare e BERZH-it në dhjetor të vitit 2012. BERZH, ndërkaq është në pronësi të 64 vendeve dhe dy institucioneve ndërqeveritare, dhe mbështet zhvillimin e ekonomive të tregut dhe demokracive.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












