Lajme

BERZH blen 10 për qind të aksioneve të BpB-së

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të ketë në pronësi të saj 10 për qind të aksioneve të Bankës për Biznes.

Ky bashkëpunim bankar është finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes mes BpB-së dhe BERZH-it për blerjen e aksioneve.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm i Bankës për Biznes, Vullnet Latifi duke e vlerësuar si mjaftë të rëndësishëm partneritetin me Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka thënë se BpB-ja tash e tutje do të jetë edhe shumë më e fuqishme në tregun bankar.

Henry Rassell, drejtor i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, është shprehur tejet krenar që tash e tutje do të jenë pjesë e BpB-së, e cila sipas tij është një bankë që çdo ditë po e rritë dhe po e zgjeron konkurrencën në treg e që do t’i ndihmojë sektorit financiar në tërsi.