Lajme
Berset: Zvicra tashmë ka hyrë në Valën e Dytë të pandemisë
"Vala e dytë është këtu", thotë Berset. Dhe ajo po vjen më herët si dhe më e fortë se sa pritej
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset në konferencën për media ka shpjeguar pse janë të nevojshme masat e ndërmarra sot. Ai thotë se numri i infeksioneve është dyfishuar brenda një jave. Shtrimet në spital gjithashtu kanë filluar të rriten.
“Vala e dytë është këtu”, thotë Berset. Dhe ajo po vjen më herët si dhe më e fortë se sa pritej, transmeton albinfo.ch. Por ne dimë si të reagojmë. Mbajtja e distancës, maskat, higjiena janë masat më të rëndësishme dhe tani ato duhet të respektohen me përpikëri.
Masat e reja nuk janë të krahasueshme me ndërhyrjen e Këshillit Federal në mars, ka theksuar ministri, duke iu referuar masës së gjendjes së jashtëzakonshme që ishte marrë në fillim të pandemisë, në mars 2020. Gjithçka do të vendoset së bashku me kantonet. Dhe kantonet mund të vendosin për masat e mëtejshme.
Por ajo që duhet të theksohet është se Këshilli Federal nuk dëshiron të mbysë jetën ekonomike në vend. “Duhet të jetë akoma e mundur jeta dhe puna normale, me vetëm disa kufizime.”
Shifrat janë shpërthyese. Ekspertët presin rreth 12,000 raste të reja të koronavirusit në ditë, qysh brenda dy javëve të ardhshme! Zvicra tashmë është nën kthetrat e valës së dytë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











