Lajme
Berset nuk përjashton ashpërsimin e mëtejmë të masave
Ai ka vizituar njësinë e kujdesit intensiv në Bazel dhe do të marrë pjesë në hapjen e qendrës së vaksinimit, ku në dy javët e ardhshme do të vaksinohen 5000 njerëz
Sot, në Bazel, në orën 13.00 hapet qendra e vaksinimit. Me këtë rast, aty do të jetë i pranishëm edhe ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan srf.ch.
Para kësaj, Berset ka vizituar njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Bazelit, transmeton albinfo.ch. “Aty bëhet shumë e qartë se pandemia as për së afërmi nuk ka përfunduar”, ka thënë Berset.
Sidoqoftë, nga mesdita e sotme, njerëzit e parë do të vaksinohen kundër Covid-19 këtu në Qendrën e panaireve (Messe) në Bazel.
Në dy javët e ardhshme këtu do të vaksinohen 5000 njerëz kundër koronavirusit. Ministri Berset e sheh qendrën e vaksinimit si një model për kantonet e tjera.
Ndërkaq, mbetet e paqartë se si është zhvilluar dhe po zhvillohet pandemia gjatë kohës së pushimeve. Kjo vjen për shkak të vonesave të raportimit dhe vëllimit më të ulët të testimeve.
Alain Berset, duke folur në konferencën për media në Bazel ka thënë se vaksinimin e sheh si një faktor që do të bëjë ndryshimin, përcjell albinfo.ch. Por ai ka paralajmëruar se duhet të vazhdojnë të respektohen masat e higjienës dhe mbajtja e distancës.
Edhepse për momentin nuk janë planifikuar masa më të rrepta, Berset ka thënë se as kjo nuk mund të përjashtohet, pra varet nga rrethanat.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












