Lajme
Zvicra nën presion: Kërkon rregulla drastike në vendpushimet e skive
Teleferikët duhet të transportojnë më pak njerëz, radhët duhet të shmangen, restorantet duhet të mbyllen më herët

Përkundër kufizimeve të shkaktuara nga pandemia, rezervimet e apartamenteve në zonat e skive në Zvicër janë duke shkuar shumë mirë. Krahasuar me vitin 2019, 43 për qind më shumë apartamente janë rezervuar përmes platformës zvicerane E-Domizil për këtë dhjetor, shkruan watson.ch.
E-Domizil ka një kapacitet prej 14.000 pronash në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ofertat e Airbnb gjithashtu praktikisht janë rezervuar tashmë, në shumë rajone malore.
Informacioni se përkundër kësaj, pritet një rënie e qarkullimit prej rreth 20% ka të bëjë kryesisht me faktin se një pjesë e madhe e pushuesve të huaj po qëndrojnë larg.
Por megjithatë ka shenja se të huajtë nuk do të mungojnë. Sepse pjesa tjetër e Evropës do të ndalojë sportet dimërore për masat. Franca dhe Gjermania, për shembull, duan të mbyllin zonat e skive deri më 10 janar, gjë që i ka futur frikën Qeverisë së Zvicrës.
Në këtë tmosferë, edhe ministri i Shëndetësisë Alain Berset gjithashtu dëshiron të vendosë zvogëlimin masiv të kapaciteteve, siç raportojnë gazetat e së dielës. Vetëm dy ditë më parë ai pati deklaruar në mënyrë të qartë se “Zvicra nuk i mbyll vendpushimet e skive”.
Këtë javë ai ka informuar drejtorët ekonomikë të kantoneve të Graubünden, Uri dhe Wallis dhe gjithashtu kompaninë e teleferikët zviceranë se duhet t`i përmirësojnë në masë më të madhe konceptet e tyre të mbrojtjes.
Siç shkruan gazeta “Sonntag”, kjo masë erdhi po ashtu edhe për shkak të presionit të jashtëm, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Federale Simonetta Sommaruga ka marrë disa telefonata rreth kësaj temë – një nga Parisi nga Kryeministri Jean Castex, një nga Roma nga Kryeministri Giuseppe Conte dhe një nga Berlini, nga Kancelarja Angela Merkel.
Berset synon kështu kufizimin e vendpushimeve të skive për të parandaluar grumbullimin e turmave. Kufizimet do të dukeshin kështu: Teleferikët duhet të transportojnë më pak njerëz, radhët duhet të shmangen, restorantet duhet të mbyllen më herët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht