Sporte Luftarake
Bernardin Jakaj gjunjëzon kundërshtarin në rundin e parë!
Në një intervistë ekskluzive për Albinfo, Bernardin Jakaj u shpreh shumë i lumtur që arriti ti gëzoj tifozët e tij me një fitore bindëse
Bernardin Jakaj vazhdon të triumfojë në boksin profesionist. Ai në mbrëmjen e 10 nëntorit, ishte i jashtëzakonshëm në duelin e tij të radhës.
Qendra sportive BFIT në Quartino, kishte kapacitet të pamjaftueshëm për gjithë ata tifozë shqiptarë që kishin ardhur në përkrahje të djaloshit gjakovar, përcjell albinfo.ch.
Për 21-vjeçarin shqiptaro-austriak ishte hera e parë që boksoi në Zvicër, pavarësisht që jeton në Vjenë, ai u bë të ndihet si vendas nga atmosfera e krijuar nga tifozët e tij aty.
Pas fitores i rrinte edhe më bukur në kraharor shqiponja dykrenare, nga brohoritjet e shumta të tifozëve, duke e përkrahë atë me meritë!
Që në minutën e parë të duelit u vërejt se Jakaj ishte kategori në vete kundrejt boksierit 31-vjeçar nga Franca, Matiouze Royer, realisht nga ky duel u prit të jetë një luftë më e barabartë mes dy kundërshtarëve, duke marrë parasysh edhe faktin se boksieri francez ka një përvojë shumëvjeçare në karrierën e tij sportive.
Ky fakt nuk i bëri përshtypje boksierit shqiptar aspak, ai doli në ring shumë i përgatitur, gjunjëzoi tre herë me nokaut kundërshtarin brenda një kohe të shkurtë dhe triumfoi në rundin e parë.
Përpjekja e kundërshtarit për rezistencë ishte e kot, ai dështojë t’i qëndrojë goditjeve të forta që mori nga Jakaj.
Guximin dha maksimumin e tij, Bernardin Jakaj e shfaqi që në çastet e para të duelit dhe ai dëshmoi se suksesi në këtë ballafaqim nuk ishte rastësi, dhe tregoi me këtë rast se talenti i tij ka një perspektivë të ndritshme në këtë sport!
Kjo fitore me plot meritë e Bernardin Jakaj ishte një shpërblim i mundit dhe sakrificës së tij, gjithashtu një dëshmi dhe fryt i punës së shkëlqyer të stafit menaxhues dhe asaj që bën trajneri i tij në përgatitjet të vazhdueshme të këtij talenti.
Në një intervistë ekskluzive për Albinfo, Bernardin Jakaj u shpreh shumë i lumtur që arriti ti gëzoj tifozët e tij me një fitore bindëse, gjithashtu ai falënderon tifozët dhe gjithë ata që e mbështetën në këtë mbrëmje, si de sponsorët.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














