Lajme
Austri: Bernardin Jakaj dhe Dielli Vranoci, më 19 nëntor “luftojnë” për dy tituj boksi
Dy boksierë shqiptarë për dy tituj të ndryshëm. Bernardin Jakaj do të luftojë për titullin IBO Continental që është edhe gara kryesore e kësaj mbrëmjeje, ndërsa Dielli Vranoci garon për titullin “International Austria”.
Boksieri Bernardin Jakaj do të zhvillojë duelin e tij më të rëndësishëm deri më tani në karrierë, pasi që do të luftojë me Nasser Bukenya për titullin IBO Continental në peshat gjysmë të rënda. “Lufta” do të zhvillohet më 19 nëntor, në Maria Enzerdorf, në Austri, aty ku Bernardini jeton dhe zhvillon edhe karrierën si boksier profesionist.
Jakaj ka thënë se po përgatitet fuqishëm para një dueli shumë të rëndësishëm.
Gjatë kësaj mbrëmje, një tjetër shqiptar që do të shfaqet në ring, do të jetë edhe boksieri Dielli Vranoci. Ai do të ndeshet me boksierin Ahmadi Isakhan për titullin “Internacionale të Austrisë”.
Menaxheri i dy boksierëve, Shpëtim Shala, tregon për albinfo.at për sfidën e rëndësishme që kanë të dy boksierët shqiptarë dhe për përgatitjet e tyre para dueleve të tyre.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe besoj se është sfidë shumë e rëndësishme për të dy boksierët dhe karrierën e tyre. Të dy boksierët janë të vetëdijshëm për meçet e tyre dhe janë duke u përgatitur maksimalisht, si fizikisht, ashtu edhe psikikisht që nga këto duele të dalin me fitore”, ka thënë ai.
Shala, i cili njihet si një nga ish-boksierët më të mirë shqiptarë në Austri, ka bërë thirrje të gjithë bashkëkombësve shqiptarë që të jenë të pranishëm për të përkrahur boksierët tanë.
“Djelmoshave tanë, si kurrë më parë u nevojitet mbështetja nga publiku, për këtë arsye i ftoj të gjithë bashkatdhetarët që të vijnë në numër sa më të madh për të mbështetur të dy boksierët, të cilët kanë ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tyre”, thotë për albinfo.at Shpëtim Shala.
Shala po ashtu njoftoi se duelet e boksierëve shqiptarë do të transmetohen drejtpërdrejt edhe nga televizioni ORF Sport si dhe është duke bërë përpjekje që të transmetohet edhe nga një kanal televiziv në Kosovë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











