Kosova
Bërnabiq: Prishtina nuk mund të fitoj gjithçka e Beogradi të humbasë
“Në këtë pikë, ne duhet të shohim se sa mund të fitojmë duke humbur sa më pak dhe të jemi racional dhe realist për të. Por që Serbia të humbasë gjithçka dhe Prishtina të fitojë gjithçka, kjo nuk është e pranueshme, as nuk është një zgjidhje e drejtë”, tha Bërnabiq.
Njohja e Kosovës brenda kufijve të saj aktualë është një linjë e kuqe që Serbia nuk do të kalojë, tha kryeministrja Ana Bërnabiq për Tanjug, duke shtuar se ajo nuk sheh aktualisht ndonjë zgjidhje për problemin e Kosovës.
Sipas saj, Serbia nuk do të lejojë që Prishtina të fitojë gjithçka ndërsa Beogradi të humbasë gjithçka.
“Në këtë pikë, ne duhet të shohim se sa mund të fitojmë duke humbur sa më pak dhe të jemi racional dhe realist për të. Por që Serbia të humbasë gjithçka dhe Prishtina të fitojë gjithçka, kjo nuk është e pranueshme, as nuk është një zgjidhje e drejtë”, tha Bërnabiq, transmeton KSP, përcjell Albinfo.ch.
Kosova nuk është këtu për t’u blerë ose shitur”, shtoi ajo, duke komentuar fjalët se Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian për njohje.
“Ne duhet të kthehemi në fushën e ligjit ndërkombëtar dhe drejtësisë”, tha Bërnabiqi, duke theksuar se integrimi evropian duhet të varet nga standardet, jo nga një vendim politik që ka të bëjë me Kosovën.
Sidoqoftë, ajo theksoi se në këtë moment “ne jemi larg nga çdo zgjidhje”, dhe se ajo nuk sheh asnjë arsye për optimizëm kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












