Bota
Berlini vendos për qiratë e banesave
Berlini është qytetit i parë gjerman që ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në çmimet e qirave
Berlini ka ngrirë qiratë e 1.5 milion apartamenteve për pesë vitet e ardhshme. Një veprim ky i ndërmarrë për të kontrolluar shpërthimin e kostove që kanë detyruar shumë njerëz të lëvizin jashtë kryeqytetit të Gjermanisë. Vendimi ka nisur të zbatohet nga e diela e 23 shkurtit, shkruan Euronews.
Berlini është qytetit i parë gjerman që ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në çmimet e qirave.
Ligji i manifestua si një hap më tej drejt drejtësisë nga mbështetësit e tij, dhe nga ana tjetër u konisderua si një metodë socialiste nga opozitarët.
“Është korrekte që Berlini përpiqet të ndalojë shpenzimet e qirasë”, tha Ulrich Ropertz, kreu i Shoqatës gjermane të qiramarrësve, për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, transmeton Monitor.
Vetëm një pakicë e qytetarëve të Berlinit zotërojnë shtëpi ose apartamente të tyre, shumica e njerëzve marrin shtëpi me qira si në pjesën tjetër të vendit, përcjell albinfo.ch.
Kryeqyteti gjerman kishte qenë një ‘parajsë’ me qira të ulët pas rënies së Murit të Berlinit në 1989. Por vitet e fundit qiratë janë rritur shumë. Kjo ka detyruar familjet e klasës së mesme nga lagjet qendrore të banimit të Berlinit si Mitte ose Prenzlauer Berg të shkojnë në periferi. Në Berlin ekziston një mungesë e përgjithshme e banesave, gjë që e bën akoma më të vështirë për të ardhurit ose për ata që kërkojnë të ndërrojnë shtëpitë për shkak të qirave të papërballueshme.
Ngrirja e qirasë supozohet se do të mbajë qiratë për apartamente që ishin ndërtuar para vitit 2014 në nivelin aktual për pesë vitet e ardhshme. Kritikët kanë theksuar se ngrirja e qirasë do t’i ndalojë pronarët të investojnë para për të rinovuar shumë shtëpi, sepse nuk mund të rrisin më pas qiranë.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











