Lajme
Berlin: Prezantohet studimin “Emigrimi i fuqisë punëtore nga Kosova në Gjermani”
Shumë vetë nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të stërvisin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane.
Është bërë e ditur se dje, më 25 shkurt 2020, Instituti GAP dhe Expert Council of German Foundations on Integration and Migration (SVR) në Berlin prezantuan studimin “Emigrimi i fuqisë punëtore nga Kosova në Gjermani”, shkruan albinfo.ch.
Në tryezën e organizuar me këtë rast, përpos përfaqësuesve të Institutit GAP nga Kosova dhe nikoqirëve gjermanë nga SVR, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Qeveria e Gjermanisë (Ministria e Jashtme, Ministria e Ekonomisë), organizata ekonomike gjermane etj. Të pranishmit me një fjalë i përshëndeti edhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.
Mbi 17 mijë viza pune për kosovarët ka lëshuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë vetëm për 2017-2018. Përveç Gjermanisë, viza pune kanë lëshuar edhe Sllovenia dhe Kroacia. Deri në fillim të dhjetorit Sllovenia ka lëshuar mbi 10 mijë viza të përkohshme për qytetarët kosovarë, të cilët kanë të drejtë pune në këtë vend.
Vetëm brenda dy vjetëve Ambasada Gjermane në Prishtinë ka lëshuar 48 mijë e 838 viza, prej tyre 11 mijë e 593 viza pune për qytetarët e Kosovës. Kjo lehtësi e marrjes së një vize gjermane erdhi pas marrëveshjes që Qeveria e Kosovës kishte bërë me Qeverinë gjermane më 10 maj 2016.
Thuhet se deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur në Gjermani të punojnë përmes Rregullores së Ballkanit të Qeverisë gjermane. Nga ekspertët ajo shihet si sukses i madh që po përmbush nevojat e tregut gjerman të punës.
Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistruar afër 100.000 vetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60.000 të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikuara.
Por kjo rregullore e posaçme e Qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon më 2020.



Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












