Ekspozita
Berlin: Prezantohet ekspozita “Syrigana” e Petrit Halilajt
Artisti i njohur ndërkombëtarisht, Petrit Halilaj, do të prezantohet me ekspozitën e tij më të re, “Syrigana”, në njërin nga institucionet më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë – Hamburger Bahnhof, në Berlin, shkruan albinfo.at.
Kjo ekspozitë do të hapet në muajin shtator dhe pritet të sjellë për publikun gjerman dhe ndërkombëtar një përjetim të veçantë artistik, i frymëzuar nga kujtimet, rrënjët dhe tregimet nga Runiku i Kosovës, vendlindja e Halilajt.
Lajmin për këtë ngjarje kulturore e ka ndarë ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka theksuar se “Syrigana” është më shumë se një ekspozitë – është një tregim i gjallë që lidh kulturën shqiptare me skenën ndërkombëtare të artit.
Petrit Halilaj, i njohur për qasjen e tij unike dhe gjuhën artistike që përzien biografinë personale me historinë kolektive, vazhdon të jetë një zë i fuqishëm i artit bashkëkohor, duke përfaqësuar denjësisht kulturën shqiptare në botë.
Ekspozita në Berlin pritet të zgjojë interes të madh dhe të jetë një nga ngjarjet më të spikatura të sezonit artistik vjeshtor në kryeqytetin gjerman. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










