Muzikë
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
113 vjet Pavarësi, një mbrëmje muzikore në Berlin për të festuar kulturën shqiptare
Me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani organizoi më 27 nëntor 2025 një koncert të veçantë klasik me moton “Këngë solemne për miqësinë”, në ambientet prestigjioze të Tischlerei, Deutsche Oper Berlin, transmeton albinfo.de.
Ky aktivitet muzikor i veçantë synoi të festonte miqësinë dhe lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke prezantuar një përzgjedhje të veprave të mëdha klasike, nga Wagner, deri te tingujt tradicionalë shqiptarë.
Koncerti u hap me përshëndetjen e Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve gjermane, trupit diplomatik dhe komunitetit shqiptar në Gjermani.
Performancat e mbrëmjes përfshinë zërin magjepsës dhe plot shprehësi të sopranos ndërkombëtare Ana Naqe, pianisten e talentuar të Deutsche Oper Berlin Elda Laro, violinistin e Deutsches Symphonie-Orchester Daniel Vlashi dhe saksofonistin virtuoz Zija “Bushi” Bejleri. Koncerti u moderua nga aktorja shqiptare në Berlin, Ema Ndoja, e cila gjithashtu solli emocione të veçanta përmes recitimeve të saj.
Mbrëmja solli një udhëtim emocionues në trashëgiminë artistike shqiptare dhe klasike, duke theksuar rolin e artit si urë bashkimi mes dy vendeve. Ambasada shprehu falënderime të veçanta për artistët që e bënë këtë koncert një përvojë të paharrueshme./Albinfo.de
📸 Photo credits: Mimoza Veliu
E-Diaspora
-
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë Festa Kombëtare e Shqipërisë kremtohet edhe në Ankara... -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier? -
Suedi
Festa Kombëtare e Shqipërisë nderohet me aktivitete kulturore në Suedi -
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










