Lajme
Berishës i bie të fikët, në 21 vjetorin e PD-së
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është detyruar të ndërpresë fjalimin e tij në ceremoninë e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, pasi ka shfaqur dobësi fizike.
Kryeministri është ndjerë keq dhe është larguar nga podiumi i ndihmuar nga shoqëruesit e tij, për shkak të një luhatjeje tensioni, e cila e ka çuar në gjysmë të fikët.
Ai ka qëndruar pak momente prapa skenës dhe më pas ka lënë Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga skorta e tij.
Sipas kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, shefi i qeverisë kaloi një gjendje të gjysmë të fikti, për shkak të një viroze. Topalli bëri të ditur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi gjendja e kryeministrit ishte momentale dhe ai ndjehet më mirë.
Kurse zyra për informim e kryeministrisë së Shqipërisë, pas shtrimit për pak kohë në një spital privat të Tiranës, u raportua se gjendja shëndetësore e Berishës është stabile dhe ai ishte dërguar në shtëpi.
Pas njoftimit se kryeministri Sali Berisha pati përkeqësim të shëndetit gjatë fjalimit me rastin e 21-vjetorit të PD, ka reaguar kreu i PS, Edi Rama në faqen personale të rrjetit social, Tëitter.
“Sapo dëgjova për sëkëlldinë e Saliut në festë. Ndjej keqardhje dhe uroj sinqerisht që të mos jetë asgjë serioze për shëndetin. Të shkuara!”, shkroi kryesocialisti Rama.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi mori lajmin për përkeqësimin e shëndetit të homologut të tij nga Shqipëria, Sali Berisha, përmes një komunikate dërguar medieve, i ka uruar shëndet atij.
“Me keqardhje e morëm lajmin për një krizë shëndetësore të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkelqësisë së Tij, z. Sali Berisha. Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21 vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare”, ka theksuar Thaçi.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










